Barcelona është në një periudhë të turbullt dhe ka ende procedura në të cilat katalanasit dëshirojnë të dëshmojnë se nuk janë fajtor.
Joan Laporta tha pak ditë më parë se Barcelona me siguri do të dëshmojë se akuzat e korrupsionit me arbitrat nuk janë të vërteta, por edhe se do të hakmerret ndaj kujtdo që njollosi reputacionin e këtij klubi.
Megjithatë, mediat spanjolle kanë publikuar prova të reja që realisht nuk shkojnë në favor të katalanasve.
Ata kanë bërë të ditur se kanë mbërritur në posedim të një kopje të faturës me të cilën Enriquez Negreira paguante arbitrat me paratë e Barcelonës.
Këtu përfshihen shërbime të ndryshme hotelerie, pushime në fundjavë, ushqime, pije në restorante të shtrenjta, luks që vështirë se dikush do ta refuzonte.
Kjo ngre dyshime të reja për Barcelonën dhe bashkëpunimin e tyre me gjyqtarët, që sigurisht nuk është në favor të gjigantit katalanas përpara vendimeve të reja të gjykatës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/