Futbolli argjentinas është plot me çudira dhe besëtytnitë janë gjithmonë të pranishme. Nëse ka një klub që identifikohet me këtë pjesë, është ai është Estudiantes. Gimnasia priti Estudiantes në La Plata në një derbi të qytetit që u luajt në kuadër të javës së 8-të të kampionatit.
Para nisjes së takimit, tifozët u habitën kur panë se lojtarët zëvendësues të Estudiantes po qëndronin në këmbë. Futbollistët e kësaj skuadra kanë vënë re se është derdhur kripë në vendin ku ata do të uleshin, duke e konsideruar si një shenjë të fatit të keq. Më pas do të vepronin menjëherë duke hedhur ujë dhe hequr kripën e ngelur në stol. /Sport Ekspres/