Kombëtarja ka nisur stërvitjen sa i përket ndeshjes me Poloninë që do të zhvillohet në 27 mars. E gjithë vëmendja është pikërisht te kjo përballje. Ndërkohë Myrto Uzuni i ka uruar mirëseardhjen në mënyrën e tij Silvinjos.
Gjatë seancave stërvitore, trajneri brazilian dhe Zabaleta kanë zgjedhur që të luajnë së bashku me futbollistët. Në një moment Uzuni i ka kaluar topin mes këmbëve Silvinjos, që nuk mund ta pranonte këtë poshtërim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/