VIDEO/ Të shoqëruar nga policia dhe një lumë shishesh në kokë, arbitrat largohen me vrap në Vlorë

Dinamo arriti të marrë një fitore të madhe në Vlorë. Kryeqytetasit fituan me shifrat 0-1 falë golit të Denison në minutën e 83. Ky realizim erdhi nga një penallti që solli shumë kontestime. Në Vlorë nuk ishin aspak dakort me vendimin e arbitrit. Gjithashtu edhe tifozët nuk ishin aspak të sigurt për penalltinë e dhënë duke hedhur shishe në fushën e blertë.

Trajneri i Flamurtarit, Troisi, u tensionua në pankinë dhe do të ndëshkohej me karton të kuq. Në fund ekipi i Mehmetit grumbullon tre pikë të tjera dhe shkon në vendin e dytë në Kategorinë e Parë, me një pikë më pak se Skënderbeu. Menjëherë pas mbylljes së ndeshjes, lumë shishesh shpërthyen për arbitrat e takimit që u larguan të shoqëruar nga policia. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *