Shqipëria do të përballet kundër Polonisë në ndeshjen e parë kualifikuese të Europianit. Kuqezinjtë kanë nisur grumbullimin dhe sot në konferencën për shtyp ishte Sokol Cikalleshi me Jasir Asanin. I pari që foli për mediat ishte Cikalleshi.
“Tani fillon edicion i ri për ne, Polonia është ekipi më i fortë për ne. Duke e nisur nga e kaluara kur vajtëm në Europian dhe mundëm Portugalinë në transfertë, shpresoj të jetë e njëjta histori.
Uroj të jetë fillimi i mbarë, gjysma e punës. Stafi i ri i trajnerve sapo ka ardhur dhe do të ketë kohën e nevojshme për të bërë njohjet e duhura.
Ne jemi gati për të bërë më të mirën. Mund të bëhet një ndeshje që do të na japi shtysën për të gjetur kualifikimin. Kemi dëmtime me lojtarë të rëndësishëm. Unë dua të shoh anët pozitive, kushdo të jetë në fushë do të bëjë më të mirën. Erdha dje në grumbullim dhe kam bërë një bisedë me Silvinjon. Lideri tregohet me vepra dhe jo me fjalë.
Duhet të jemi grup si Kombëtare e vogël, nuk duhet ti kushtojmë rëndësi individualitetit. Plani B ndaj Polonisë mund të jetë barazimi meqë e kemi rival direkt për vendin e parë, por ne do të shkojmë për ta fituar”, tha Cikalleshi. /Sport Ekspres/