Nuk ndodh vetëm në Shqipëri! Çfarë ke që shikon? Kështu nisi sherri mes presidentit të Lacios dhe Mourinho

Lazio ka mposhtur mbrëmë Romën me rezultat 1-0. Ishte shumë emocionuese dhe duket se momenti kyç ishte kartoni i kuq për Ibanezin e Romës pas vetëm gjysmë ore lojë.

Lazio e shfrytëzoi këtë shans dhe festoi me golin e Zaccagni-t, ndërsa nervozizmi në fushë u transferua në dhomat e zhveshjes.

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito dhe trajneri i Romës, Jose Mourinho janë përplasur.

Gjithçka nisi para dhomës së zhveshjes së Romës kur Alessio Romagnoli po festonte fitoren dhe kjo gjë zemëroi Gianula Mancinin, i cili e sulmoi.

Lotito u përfshi dhe më pas Mourinho doli në skenë.

“Çfarë ke që shikon”, i tha Mourinho Lotitos, i cili gjithashtu ishte inatosur. “Unë jam presidenti i Lazios, dhe ju? Kjo është shtëpia ime dhe ju nuk duhet të jeni fare këtu”, u përgjigj Lotito. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *