Silvinjo ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen kundër Polonisë, e cila është diskutuar në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora TV”. Bashkim Delia ka sugjeruar një tjetër emër nga “Abissnet Superiore” për të qenë nën urdhët e trajnerit brazilian. Ish-lojtari i Dinamos veçon emrin e Isli Grudës, i cili po paraqitet mjaft mirë me Teutën. Sipas tij, Gruda zotëron cilësi të tilla si shpejtësi, forcë dhe nuhatje të golit, të cilat i nevojiten edhe ekipit tonë kombëtar.
“I duhej bërë një ftesë për ekipin kombëtar, Grudës. Duke parë gjendjen, që nuk janë të gjithë lojtarët, janë të dëmtuar, Rei Manaj e të tjerë lojtarë… Unë mendoj që ky mund të jepte diçka edhe për ekipin kombëtar. Lojtar i shpejtë, lojtar i fortë dhe golashënues”, ka thënë Bashkim Delia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/