“Ëndrra e vetme është të kualifikohemi me U-21”! Alban Bushi na tregon se çfarë pritet nga Silvinjo: Shqipëria do të luajë futboll të bukur

Alban Bushi ka komentuar objektivin e Shqipërisë U-21 që mbetet kualifikimi historik dhe dalja si një nga dy vendet më të mira. I ftuar në një lidhje Skype në Oversport, trajneri i Shpresave ka treguar se çfarë pritet edhe te Kombëtarja A me Silvinjon.

“Unë mendoj se kemi bërë mirë duke furnizuar ekipin e parë me lojtarë nga të gjitha moshat. Kam shumë besim se Kombëtarja do të kualifikohet. Ëndrra e vetme që kam për momentin është të kualifikohem me U21. Silvinjo ka energji dhe do të luajë një futboll të bukur si brazilian që është. Lojtarët e grumbulluar janë zgjedhje e tij duke i parë forcën e tyre dhe aftësitë e kundërshtarit”, tha Bushi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *