“Thashë se do më bënin nga ato gjërat e tmerrshme”! Ronaldinho tregon se çfarë i ndodhi në burg: Kërkuan një top, luajtëm pesë kundër pesë me gardianët

Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, braziliani Ronaldinho, përjetoi kohën më të keqe në vitin 2020 kur përfundoi në një burg paraguaian për përdorimin e një pasaporte false.

Ai ka kaluar disa kohë pas hekurave dhe heziton të flasë për këtë në publik, por tani ka zbuluar një ngjarje nga ditët e burgut. “Unë hyra në burg i bindur se do të më rrihnin çdo ditë dhe do të bënin të gjitha ato gjëra të tmerrshme që bëjnë normalisht në burg”, tha Ronaldinho dhe shtoi:

“Megjithatë, në vend të kësaj, të burgosurit thirrën menjëherë gardianët. Ata kërkuan një top që unë t’u tregoja truket dhe t’i argëtoja. Të nesërmen në mëngjes luajtëm pesë me pesë kundër gardianëve”, zbuloi Ronaldinho. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *