Trajneri i Suedisë, Janne Anderson, ka vendosur të ftojë sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimoviç për ndeshjet kualifikuese për kampionatin e ardhshëm Evropian kundër Belgjikës dhe Azerbajxhanit. Edhe pse së fundi u shërua nga një dëmtim që e mbajti jashtë fushës për nëntë muaj, Ibrahimoviç e gjeti veten në listën e kombëtares suedeze.
“Ne kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm. Tani ai ndihet shumë mirë dhe ka përvojën që na nevojitet. Ideja është që ai të hyjë dhe të kontribuojë në fushë, përndryshe ai nuk do ta kishte marrë thirrjen,” tha Anderson. 41 vjeç dhe vazhdon të jetë në nivele të larta, kush është Mesi dhe Ronaldo? /Elio Hajdari-Sport Ekspres/