E rrallë/ Trajneri i Portos e gjen fajtorin në eliminimin me Interin: Djemtë që kapin topin, ata po rrinin ulur në minutën e 85

Interi ka luajtur mbrëmë ndaj Portos në barazimin 0-0, duke fituar kështu një vend në çerekfinale të Champions League. Në ndeshjen e parë, skuadra e drejtuar nga Simeone Inzaghi fitoi 1-0 dhe për këtë arsye u kualifikua në turin tjetër. Trajneri i Portos ishte shumë nervoz gjatë gjithë ndeshjes së mbrëmshme, sidomos pasi fati e braktisi në minutat e fundit. Shtylla i mohoi golin dy herë dhe Conceicao e ka shfryrë inatin ndaj Inzagit teksa ky i fundit i zgjati dorën dhe trajneri i Portos e refuzoi këtë përshëndetje.

Pas ndeshjes, tekniku i portugezëve doli në konferencën për shtyp dhe tha se ekipi më i mirë i 180 minutave u eliminua nga Champions League. Më pas nisi të kritikojë shumë aktorë të ndeshjes, mes tyre edhe djemtë që kapin topin në stadiumin e Portos. Sipas tij, ata nuk ishin mjaftueshëm të shpejtë në momentet kur lojtarët vendas nxitonin të shënonin golin. “Mbledhësit tanë të topit ishin të ulur në minutën e 85-të, ndërsa lojtarët tanë po i merrnin topat vetë”, tha mes të tjerash Conceicao. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *