I japin edhe notën “2”! Mediat në Itali fundosin Marash Kumbullën: Më mirë të kishte shkuar në det, ishte edhe koha e bukur

Marash Kumbulla shënoi në Europa League dhe i siguroi vendin vetes kundër Sasuolos nga minuta e parë. Megjithatë kjo ndeshje ishte për t’u harruar nga mbrojtësi shqiptar. Nervat e lanë dhe do të godiste Berardin, duke dalë me karton të kuq dhe duke i dhënë një penallti të pakuptimtë Sasuolos.

Vlerësimet nga mediat italiane e kanë fundosur Kumbullën. “Tuttomercatoweb” e ka vlerësuar me notën 3 dhe me koment ironik: “Duke pasur parasysh atë që bëri në fushë, më mirë të përfitonte nga dita e bukur dhe të shkonte në det”. Akoma më i keq ishte vlerësimi i medias pranë klubit të Romës, “Vocegiallorossa” që i jep notën 2. Nga krahu tjetër, Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport u treguan më të mëshirshme për t’i dhënë notën 4. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *