“Dy pikë i lamë me Vllazninë dhe dy tani me Kastriotin”, Martini i mërzitur pas ndeshjes: Do t’i qajmë në fund

Në ditën e sotme janë luajtur dy ndeshjet e para të kësaj jave në Superiore. Kukësi po mban ecurinë pozitive të rezultateve duke fituar me shifrat 2-0 ndaj Bylisit. Goli i parë u shënua nga Atdhe Rashiti. Lojtari i dalë nga Bazeli shënoi sërish, këtë herë ndaj Bylisit dhe me të njëjtën skemë. Pas gjuajtjes së Ndrecës, Rashiti devijoi topin me finte për të gjetur rrjetën. Në minutën e 80 të takimit ishte Gjelbrim Taipi që shënoi nga goditja e dënimit.

Në krahun tjetër me emocione të mëdha është mbyllur ndeshja mes Kastriotit dhe Teutës. Vendasit ngelën me 10 lojtarë që në minutën e 43 atje ku Karakaci mori kartonin e dytë të verdhë. Shumë raste nga të dy ekipet në pjesën e dytë, ndërsa në minutën e 88 arbitri akordoi penallti për Kastriotin. Pas rishikimit në VAR, kjo penallti do të anulohej dhe Teuta del me një pikë nga kjo transfertë ku luajti për më tepër se 45 minuta me një lojtar më shumë. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Martini: “Nuk morëm ekipit, fusha nuk të lë të luash futbollin më të mirë të mundshëm. Ishte e vështirë të shënoje gol. Ishte ndeshje e tensionuar dhe e luftuar. Mund ta kishim humbur ndeshjen në fund. Kishim tre mbrojtsat e qendrat të dëmtuar, improvizuam shumë. Megjithatë nuk ka justifikime, kjo ndeshje duhej fituar. Këto janë dy pikë që ne do t’i qajmë në fund. Dy pikë i lamë me Vllazninë dhe dy pikë tani, katër pikë që në fund do t’i qajmë”.

Hallaci: “Fitorja të jep qetësi, por ekipet janë të ngjeshura ende në kalendar. Duhet të marrim sa më shumë pikë. Sot në fillim të analizës, i thashë ekipit që të mos bënim presing lart. Ekipi po priste urdhërin tim që të ngjitje në presing lart. Por unë vendosa që t’i pres pak kundërshtarët pasi Bylisi ka lojtarë të shpejt. Kisha frikë se po luanim para tifozëve tanë dhe mund të na merrte vrulli, Bylisi mund të na ndëshkonte në kundërsulm. Gjelbrim Taipi po tregon nga ndeshja në ndeshje se është lider. Bylisi nuk na vendosi në vështirësi fare në pjesën e parë. Kemi prodhuar futboll të mirë.”

Cela: “Atë që është bërë, ne nuk e zhbëjmë dot për 2 javë. Ne po i përjetojmë të gjitha ndeshjet sikur të jenë finale. Pas daljes me karton të kuq të Karakacit, nuk kishte më analizë tekniko-taktike. Penalltia ishte e pastër dhe arbitri nuk e dha. E kuptoj, nuk është lajm që Kastrioti bie nga Kategoria. Duhet më shumë respekt për djersën e këtyre çunave. Jemi afër opinionit këtu dhe lojtarët tanë fryhen nga të gjitha anët. Mendoj se sot kemi zhvilluar një ndeshje perfekte”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *