VIDEO/ Sheh fanellën e djalit te Arsenali dhe fillon të qajë, momenti emocionues vjen nga dhoma e zhveshjes

Nëna e mesfushorit të Arsenalit, Jorginho, ka mbetur në lot pasi ka parë fanellën e djalit të saj në dhomën e zhveshjes së klubit londinez.

Italiani Jorginho e ndërroi Stamford Bridge me Emirates dimrin e kaluar për të ndihmuar Gunners të fitojnë titullin.

Kalimi i Jorginhos te Arsenali shkoi mirë dhe duket se edhe nëna e tij është shumë e lumtur që djali i saj është bërë pjesë e këtij klubi të madh.

Pamjet e postuara në Instagram tregojnë nënën e Jorginhos, Fernanda, duke hyrë në dhomën e zhveshjes së Arsenalit dhe duke parë fanellën me numrin 20 të djalit të saj në anën tjetër të dhomës. Nëna e Fernandës u emocionua shumë teksa kamera po e regjistronte dhe pas pak ajo filloi të qante. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *