Manchester United humbi me shifrat 7-0 nga Liverpuli. Një goditje e madhe për djajtë e kuq në momentin që kihin nisur të ndryshonin. Shumë kritika ka pasur për futbollistin brazilian, Antony.
Ky i fundit paguhet 220 mijë euro në javë, por ecën në fushë. Në të gjitha momentet, futbollisti është parë duke ecur në fushë dhe duke e lënë të lirë lojtarin e Liverpulit që duhej ta markonte. Kështu skuadra e Klop e kishte më të lehtë për të shkuar në portën e Manchester United. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/