VIDEO/ Nervoz me veten apo me Mirel Josën? Bekim Balaj shpërthen pas ndërrimit, Sinani di sesi ta qetësojë

Bekim Balaj nuk ka arritur që të shënojë as në ndeshjen e sotme të Vllaznisë kundër Teutës. Sulmuesi erdhi me pritshmëri të mëdha në Shkodër, por nuk po arrin ende që të bëjë diferencë. Mirel Josa zgjodhi që ta largojë nga fusha e lojës në minutën e 82, duke i lënë vendin Kainës.

Por shumë nervozizëm u pa nga Balaj, që lëshoi jo pak fjalë. Ende nuk dihet nëse ky nervozizëm i sulmuesit ishte me veten apo me Mirel Josën. Në fund, Sinani arriti ta qetësonte për ta ulur në pankinë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *