“Kam qarë dhe fshirë lotët”! Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë Shqipërisë dhe Vllaznisë: Historia e futbollit që thyen tabu

Futbolli i Shqipërisë ka marrë vëmendjen ndërkombëtare, këtë herë sa i përket futbollit të femrave. Vllaznia bëri arritjen fantastike duke hyrë në grupet e Champions League. Historia e burrneshave që thyen tabunë në vendin tonë është shpërndarë gjerësisht.

“AFP” ka marrë në intervistë disa personazhe të njohura të futbollit në Shqipëri për të treguar këtë sukses. “Celësi i suksesit qëndron te këto vajza që arritën të thyejnë mitin dhe paragjykimi se futbolli është sport mashkullor”, tha presidenti i ekipit, Lazër Matija.

Por sa e vështirë është për futbollistet? “Kam vuajtur, kam qarë, më është dashur të fshijë lotët shumë herë. Vendosa të ngrihem dhe të luftoj prapë”, thotë Megi Doci. Nga ana tjetër, kreu i FSHF, Armand Duka, shprehet: “Disa vite më parë, futbolli i femrave ishte pothuajse tabu sepse konsiderohej një sport mashkullor. Ne e kemi fituar atë betejë”, thotë Duka. “Ngrihu në këmbë dhe lufto, kështu thyhen tabut”, ishte interpretimi i “Yahoo” që i jep zë suksesit të Vllaznisë dhe Shqipërisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *