VIDEO/ Pamje SKANDALOZE! Plas grushti në fundin e ndeshjes te Bylis-Erzeni, pamje që i kishim harruar në futbollin shqiptar

Bylis-Erzeni u mbyll me shifrat 1-1. Duhej të ishte mbyllur në paqe kjo ndeshje, ashtu si vetë rezultati, por nuk rezultoi e tillë. Përkundrazi, në fundin e takimit, fusha e futbollit u kthye në një arenë boksi.

Disa tifozë kanë zbritur në fushën e blertë dhe ka pasur përleshje të madhe mes stafit dhe lojtarëve. Asgjë nuk kuptohej sa i përket personave të përfshirë, pasi dukeshin jo pak ata që e kthyen të gjithë situatën në një përleshje fizike. Pamje që nuk i kishim parë në futbollin shqiptar prej kohësh, të paktën jo në elitë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *