“Lojën e Partizanit nuk e bën askush në Shqipëri”! Xhuliano Skuka sheh larg: Pse jo, një ditë dua të luaj me Barcelonën

Xhuliano Skuka ishte i ftuar në një lidhje Skype në Oversport. Sulmuesi foli mbi gjendjen e Partizanit dhe njëkohësisht për ambientimin te Metz. Trajneri i ekipit francez ka zgjedhur që sulmuesi ta nis nga stoli në të gjitha rastet, pasi ka ende punë përpara për të bërë. Ndërkohë vetë Skuka sheh larg dhe kërkon që një ditë të luajë me Barcelonën.

“Jam ambientuar shpejt këtu, gjuha ma ka lehtësuar punën. Doja të shënoja në debutim, por fati nuk ishte me mua. Duhet të përmirësohem. I kam ndjekur të gjitha ndeshjet e Partizanit. Kur isha unë ishte krijuar e gjithë loja rreth meje, tani ka një boshllëk. Këtu te Metz është e vështirë, u transferova në janar dhe ekipi është ndërtuar.

Nuk jam në formën time më të mirë, por shumë shpejt do të bëhem i rëndësishëm për ekipin. Luhatjet e Partizanit? Mesa kam parë unë, lojën që e bën Partizani nuk e bën askush në Shqipëri. Duhet të ketë një 9 që të garantoj gola. Objektivi im? Do të doja të luaja në shumë ekipe të mëdha, pse jo te Barcelona, meqë jam edhe tifoz”, tha Skuka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *