Ronaldinho ishte një lojtar aq i mirë sa që shkatërronte lehtësisht mbrojtjen kundërshtare. Por ai vinte shpesh në seancat stërvitore i dehur.
Ende po tregohen histori për festat e Ronaldinhos. Ish-bashkëlojtari i tij nga Queretaro i Meksikës, Patricio Rubio, kujton skena të pabesueshme teksa braziliani luante në Meksikë.
Rubio nuk mund ta besonte atë që po ndodhte, teksa pati fatin të merrte pjesë dhe të zbulonte bukuritë e jetës së natës të futbollistit të famshëm brazilian.
“Ishte çmenduri. Nuk e di se çfarë do të ndodhë me ty kur të hysh në shtëpinë e tij”, nis rrëfimin Rubio dhe vazhdon:
“Sapo vini në shtëpi, ju presin kamerierë me pije dhe tapet të kuq, gjithçka është falas, siguria është e fortë, ka shumë gra dhe ju zgjidhni atë që dëshironi. Ishte një kohë e mirë ”, kujton ky futbollist. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/