Është kthyer në idhull për të gjithë tifozët e Granadas, tifozja hap pankartën: Myrto Uzuni është më i miri

Myrto Uzuni është kthyer në idhull për të gjithë tifozët e Granadas. Sulmuesi shqiptar ka realizuar 17 gola deri tani në kampionat dhe për këtë arsye e gjithë vëmendja kryesore qëndron te ky lojtar.

Para ndeshjes mes Granadas dhe Burgos, një tifoze ka hapur një pankartë për Uzunin. “Myrto Uzuni është më i miri”. Nga ana tjetër sulmuesi shqiptar e ka bërë të lumtur duke bërë një fotografi me të. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *