Ecurisë së Napolit prej 8 ndeshjeve pa humbje në kampionat i erdhi fundi. Lacios ndal “makinerinë” e Spaletit, të cilën e mposhti me rezultatin minimal 0-1. Vecino tundi rrjetën e të kaltërve në minutën e 67 të takimit, me anë të një supergoli nga distanca.
Vecino i shkoi gjithashtu afër golit edhe në pjesën e parë, por Di Lorenco largoi topin në vijën fatale. Ndërkohë Napoli tronditi traversën gjatë pjesës së dytë, por pa mundur ta dërgojë topin në rrjetë. Pavarësisht dominimit të skuadrës napoletane, tre pikët i shkojnë Lacios, e cila tashmë ngjitet në vendin e dytë në tabelën e renditjes me 48 pikë të grumbulluara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
OH MY GOODNESS!
Lazio’s Vecino with an absolute rocket against Napoli.
The technique ? https://t.co/ae9xxTl9FC
— Sacha Pisani (@Sachk0) March 3, 2023