Carlo Ancelotti ka arritur rezultate të shkëlqyera me Real Madridin sezonin e kaluar. Ai mori trofeun e Champions League dhe La Liga, por këtë sezon kjo skuadër po vuan ndjeshëm. Rezultatet negative këtë sezon vunë në pikëpyetje qëndrimin e trajnerit italian në pankinë.
Mediat madrilene shkruajnë se tashmë ka një fushatë brenda klubit për largimin e ekspertit 63-vjeçar dhe kjo me siguri do të ndodhë nëse nuk fitohet trofeu. “Marrëdhënia mes Ancelottit dhe lojtarëve ka ndryshuar. Njerëzit e klubit po e shtyjnë atë të largohet nga klubi, ndërsa disa lojtarë tashmë po protestojnë ndaj vendimeve të tij”, shkruan Relevo. /Sport Ekspres/