Calhangolu ka folur për momentin e vështirë që po kalon Kristjan Asllani te Interi. Mesfushori shqiptar nuk po preferohet nga ana e trajnerit Inzagi. Mesfushori turk ia ka lënë gjithçka moshës dhe përvojës. Calhangolu tregon se e ka parë në jo pak raste Asllanin të demoralizuar nga mënyra sesi po trajtohet te Interi.
“Unë flas shumë me Asllanin, sidomos kur e shoh të demoralizuar apo të zhgënjyer. Në moshën 20 vjeçare edhe ne ishim si ai, shpesh në pankinë, por mëson shumë. Ai të qëndrojë i qetë dhe të punojë, të rritet në personalitet, atëherë do të vijë koha e tij sepse ka cilësi shumë të mëdha”, tha Calhanoglu. /Sport Ekspres/