Skena nga ndeshja Arsenal-Everton bëhet virale, ndihmës arbitri nuk i heq sytë nga të pasmet e lojtarit ukrainas

Arsenali mposhti Evertonin me shifrat 4-0 dhe mbajti kryesimin e tabelës në Premier League.

Megjithatë, një situatë nga pjesa e parë u bë virale. Në minutën e 30-të, lojtari i Evertonit, Vitaliy Mykolenko ndodhej në cepin e fushës. Në të njëjtën kohë, kamerat e kapën ndihmës gjyqtarin Burt duke parë vazhdimisht të pasmet e futbollistit.

Kur Mykolenko u ngrit në këmbë, Burt e përkëdheli nga të pasmet. Shumë shpejt videoja u bë virale dhe mblodhi miliona shikime dhe u krijuan foto si “provë” e kësaj situate të pazakontë në të cilën ndihmës arbitri dukej “i interesuar” për  ukrainasin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *