Dashuria e ka një vlerë! Dybala nuk njeh mëshirë ndaj Juventusit, i kërkon 3.7 milionë euro ose do t’i hedhi në gjyq

Dybala veshi fanellën e Juventusit për shtatë vite, teksa mbërriti në verën e vitit 2015 nga Palermo për 40 milionë euro, por këtë verë, pas përfundimit të kontratës, vendosi të paketojë valixhet dhe ta kërkojë lumturinë në një klub tjetër. Sulmuesi 29-vjeçar ishte në prag të nënshkrimit për Interin, por më pas i tronditi të gjithë duke vendosur të nënshkruante për Romën.

Argjentinasi kishte edhe opsionin për të qëndruar te Juventusi, i cili i ofroi një kontratë të re, por Dybala e refuzoi sepse i dinte problemet financiare e “Zonjës së Vjetër”. Futbollisti ka zbuluar se Juventusi i detyrohet ende një shumë të madhe parash dhe se i ka mbetur vetëm një muaj për ta paguar ose avokatët e tij do të detyrohen të ngrenë një padi. Argjentinasi zbuloi se Juve i ka borxh 3.7 milionë euro paga të prapambetura për vitin 2021 dhe ai nuk donte t’ia falte borxhin ish-ekipit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online