Shembulli që duhet të marri edhe Shqipëria, trajneri kampion bote nuk e shikon pasaportën: Luan edhe nëse je 17 vjeç

Besimi te të rinjtë ka qenë frika më e madhe ndër vite për Kombëtaren shqiptare. Talenti nuk kishte vlerë përpara përvojës dhe mosha shpesh herë ka qenë kriter në hierarkinë e formacionit. Por futbolli ka evoluar ndjeshëm dhe bashkë me të po nis të ndryshojë edhe mentaliteti sportiv shqiptar.

Brezi i ri i lojtarëve shqiptarë shihet si më i miri i të gjitha kohërave dhe tashmë kanë nevojë për besimin e duhur për të ecur përpara drejt objektivave të vendosura për kuqezinjtë. Shembulli për t’u ndjekur vjen nga Argjentina. Lionel Skaloni jep modelin që duhet ndjekur me të rinjtë.

“Nëse një lojtar është 17 vjeç dhe është shumë i mirë, ai do të jetë në ekipin kombëtar të Argjentinës. Ne nuk shikojmë emrat, po vendosim me meritë”, ka deklaruar Lionel Skanoli/Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online