Qesharake/ Mourinho shkon te derbi Lazio-Roma U-14 dhe i detyron lojtarët që të shtiren si të dëmtuar! I mësonte si të vidhnin kohën, acaron trajnerin e Lacios

Jose Mourinho ka dalë në pah me një tjetër skandal të madh, këtë herë në kufijtë e qesharakes. Kjo ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Lacios dhe Romës U-14. Javët e fundit nuk kanë qenë të suksesshme për trajnerin e njohur. AS Roma e tij është në një formë të dobët dhe ai u ndëshkua me të kuq së fundmi për kritikat ndaj vendimet të gjyqtarëve në ndeshjen me Cremonese.

Ky ishte kartoni i tij i tretë i kuq këtë sezon. Madje, “The Special One” u pezullua edhe për dy ndeshje të tjera. Nuk është kjo gjithçka. Sipas mediave italiane, Mourinho është shfaqur në ndeshjen Lazio-Roma U-14. Trajneri i “Giallorossi” u duk se vëzhgonte talentet e rinj që mund të jenë e ardhmja e Romës.

Megjithatë, ai nuk u ndal në vëzhgim. Sipas gazetarëve, “Mou” inkurajoi të rinjtë e Romës që të shtiren si të dëmtuar për të vjedhur kohën në fund pasi po fitonin 2-1. Trajneri i të rinjve të Lacios, Tobia Assumma është acaruar me këto gjeste të turpshme dhe u përball me Mourinhon. /Sport Ekpres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *