Thotë se ia ngecën sulmuesin e Serbisë! Presidenti i Fiorentinës tallet me Juventusin për Vlahovic: Tani kemi 2 sulmues dhe 70 milionë euro më tepër

Presidenti i Fiorentinës është tallur keqazi me Juventusin. Comiso e ka lidhur ironinë e tij me transferimin e Vlahovic drejt bardhezinjëve. Ky operacion kushtoi 85 milionë euro dhe te Fiorentina dolën jo pak të fituar.

“Ne kemi dalë shumë të fituar. E kemi shitur për 85 milionë euro dhe me 15 milionë euro morëm dyshen Jovic-Cabral. Të dy këta sulmues kanë shënuar 20 gola në këtë sezon, ndërsa Vlahovic vetëm 10. Pra tani ne jemi dy sulmues më të mirë dhe 70 milionë euro më shumë në llogari”, tha Comiso. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *