VIDEO/ Përdor vaj për bebe që rivalët të mos e ndalojnë, ky ishte shpërthimi i Adama Traore kundër Liverpulit

Adama Traore shpërtheu me fanellën e Wolverhampton disa vite më parë. Spanjolli luajti mirë dhe tërhoqi vëmendjen e klubeve më të mëdha. Megjithatë, përveç një huazimi të shkurtër te Barcelona, sot 27-vjeçari Traore nuk arriti të realizojë një transferim të rëndësishëm në karrierë, kështu që mbeti lojtar i Wolverhampton-it, ku luan prej pesë vitesh. Traore këtë sezon nuk po shkëlqen. Nuk bën ndonjë ndryshim të madh në fushë, por gjithsesi tërheq vëmendjen me shpejtësinë e pabesueshme dhe faktin që ende lyhet me vaj për bebe përpara ndeshjeve.

Traore ka hyrë me shumë energji në ndeshjen ndaj Liverpoolit. Ai shkëlqeu nën prozhektorët e stadiumit Anfield dhe tërhoqi shumë vëmendje. Disa vite më parë, Adama zbuloi pse lyhet në këtë mënyrë para ndeshjes. E bën këtë për një arsye shumë të thjeshtë. “Të gjithë e dinë për vajin e bebeve që përdor në duart e mia. E aplikoj sepse në këtë mënyrë nuk mund të më ndalojnë dhe të më shkaktojnë lëndime,” shpjegoi Traore. /Sport Ekspres/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *