Një vlerësim i madh në simbolikën e tij vjen për Kristjan Asllanin. Djaloshi ka marrë titullin e veçantë për të duke parë edhe moshën e tij. Këshilli Bashkiak i Cërrikut ka vendosur që Asllanit t’i jepet titulli “Qytetar Nderi”.
Kjo pasi ka bërë krenar qytetarët e Cërrikut dhe është imazhi ideal për promovimin e vlerave të origjinës. Asllani do të kalonte nga Empoli te Interi për të bërë hapin e madh të karrierës. /Sport Ekspres/