“Nga Reja te Gasperini, kështu erdha te Atalanta”! Gjimshiti tregon arsyen se përse e lanë në stol: Nuk kthehesh dot titullar

Gjimshiti ka disa ndeshje radhazi që ka fituar sërish besimin e Gasperinit duke luajtur si titullar te Atalanta. Për më tepër mbrojtësi ka marrë vlerësimet maksimale edhe nga ana e mediave italiane. Por Gjimshiti kaloi disa kohë të vështira teksa pas ardhjes nga dëmtimi, qëndroi në stol te Atalanta. Në një intervistë të fundit, lojtari i Kombëtares ka treguar edhe arsyen.

“Kur mbërrita këtu, Atalanta ishte një skuadër paksa e ndryshme nga ajo aktuale: nga Reja te Gasperini e deri te arritjet e pabesueshme në Evropë. Kur firmosa me klubin, dola në huazim për dy sezone, më pas gjithçka ndryshoi.

Në fillim luajta si titullar dhe më pas theva fibulën me Milanin, në atë përballje me Origin. Kur je sërish i disponueshëm, nuk është se bëhesh automatikisht titullar, veçanërisht nëse shokët e skuadrës po ecin shumë mirë: vendos trajneri”, u shpreh Gjimshiti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *