“Ti je nga Torino dhe nuk më do në stol ndaj Juventusit”! Akuza e Mourinho, shkoi te dhoma e arbitrave pas ndeshjes me Cremonese

Pak ditë më parë Roma u mund në ndeshjen e kampionatit nga Cremonese, por Mourinho u kujdes që rezultati i kësaj ndeshje të mos ishte në fokus.

Trajneri i Romës u përjashtua nga loja në fillim të pjesës së dytë dhe Mourinho kërcënoi se do të ngrejë padi kundër gjyqtarit të katërt Marco Serra.

Në fund, Mourinho u pezullua me dy ndeshje për fyerje të ekipit të arbitrit në fushë, por edhe në dhomën e tyre të zhveshjes.

Sipas mediave italiane, dihet se çfarë ndodhi pas ndeshjes kur Mourinho vendosi të shkojë në dhomën e zhveshjes së arbitrit.

Mourinho trokiti dhe hyri brenda. Aty ishin arbitri Marco Piccini dhe ndihmësi i tij Vito Scala, si dhe disa persona të tjerë nga Cremonese.

“Herën e fundit që mora një të kuqe në Olimpico, erdha në dhomën e zhveshjes dhe u kërkova falje gjyqtarëve”, tha Mourinho me zë të lartë që të gjithë ta dëgjonin.

Pikërisht në atë ndeshje Piccini ishte arbitri i katërt, dhe ai konfirmoi se kjo ishte e vërtetë, por pranoi se nuk ishte i kënaqur me sjelljen e tij.

“Nëse keni një mu* dhe nëse jeni burrë, përsërisni atë që më keni thënë në fushë, atëherë më kërkoni falje dhe e gjithë historia ka marrë fund”, tha Mourinho.

“Të kërkoj falje për çfarë? Nuk kam çfarë të kërkoj falje kur nuk thashë asgjë”, ishte përgjigja e Serrës.

Mourinho vetëm atëherë u egërsua, sipas mediave italiane.”Gënjeshtar. Ti je gomar. Duhet të kesh turp. Po përpiqem të mos mendoj për faktin që je nga Torino dhe nuk më do mua në pankinë kundër Juventusit”, tha Mourinho dhe më pas u largua. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online