Trajneri Xhovani Kolela nuk ka qenë prezent në paraqitjen e zakonshme për emisionin “Ti Bo Gol“ në “Oversport“. Alban Xhihani ka njoftuar se italiani po merr kohën e tij të reflektojë, teksa ka zhvilluar një takim të gjatë me Olsi Ramën dhe Marinin. Duket se Kolela po vë në pikëpyetje vazhdimësinë e tij te të kuqtë pas humbjes 3-1 në Kupën e Shqipërisë kundër Vllaznisë, megjithëse mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë.
“Qendrova në pritje, doja që të kuptoja pak më shumë. Ka qenë një bisedë të gjatë me drejtorin Olsi Rama, drejtorin Marini. Me sa duket po vihet në pikëpyetje vazhdimësia e tij. Nuk e kanë shkarkuar, por e ka kërkuar vetë ai (Kolela). Nuk e di nëse do të jetë prezent për derbin. E pashë goxha të mërzitur. Është i nxehtë. Jo se ka marrë një vendim, por vihet në dyshim vazhdimësia e tij te Partizani. Ky është shpjegimi që dua të jap, nuk po them që dha dorëheqjen, nuk po them që u largua, por që vihet në pikëpyetje vazhdimësia e tij”, ka zbuluar Alabn Xhihani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/