Trajnerët shqiptarë po e dërgojnë eksperiencën e tyre edhe jashtë Shqipërisë zyrtare. Ilir Daja arriti që ta ngrinte Ballkanin në nivelet më të larta në Kosovë, me arritjet në Europë që ishin vetëm për t’u duartrokitur.
Të njëjtën rrugë po ndjek edhe Shpëtim Duro. Ky i fundit është zyrtarizuar te Struga në Maqedoninë e Veriut. Struga është ekipi kryesues i kampionatit, por ende në kërkim të fitores së parë për 2023. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/