“Nuk ka ndershmërinë të thotë atë që më tha”, akuza e Murinjos për arbitrin: Është nga Torino dhe luajmë me Juventusin javën tjetër

Zhoze Murinjo u ndëshkua me karton të kuq në përballjen e sotme kundër Kremonezes. Trajneri portugez nuk arriti t’i kontrollonte nervat pak sekonda pas nisjes së pjesës së dytë, kur pati një përplasje verbale me arbitrin e katërt, Serran.

Përgjigja e këtij të fundit duket se ka qenë e rendë, teksa Murinjo ka shpjeguar për mediat pas ndeshjes se mund ta ndjekë këtë çështje ligjërisht dhe kërkon ndershmëri nga gjyqtari për të treguar të vërtetën. Më tej “special one” ngre edhe akuza të tjera, duke e lidhur këtë epison me faktin se Serra është nga Torino dhe ndeshja e radhës është pikërisht ndaj Juventusit.

“Unë nuk jam i çmendur dhe më duhet të kuptoj nëse mund të bëj ndonjë gjë ligjërisht. Serra nuk ka ndershmërinë të thotë atë që më tha. Sjellje e pafalshme. Nuk dua të them se gjyqtari i katërt është nga Torino dhe ne luajmë me Juventusin javën tjetër”, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *