Lajme të mira vijnë për trajnerin Silvinjo nga Seria A, teksa gjithmonë e më tepër po afron ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë. Një tjetër futbollist i Kombëtares kthehet që të shoh fushën e blertë pas mungesës së gjatë.
Marash Kumbulla do të luajë nga minuta e parë në ndeshjen e Romës në transfertë me Cremonese. Pas skualifikimit të Smalling për shkak kartonësh, mbrojtësi shqiptar luan nga minuta e parë. Gjithashtu vlen të theksohet se gabimi fatal i fundit i Kumbullës ka qenë pikërisht ndaj Cremonese në Kupën e Italisë, atje ku Marashi u ul sërish në stol për të mos gjetur më hapësirë nga Murinjo. /Sport Ekspres/