Pak ditë më parë, Marca bëri të ditur lajmin se Mbappe ka edhe katër muaj për të aktivizuar klauzolën për zgjatjen e mundshme të kontratës me PSG-në edhe për një sezon. Francezi nënshkroi një kontratë 2+1 me parisienët vitin e kaluar, që do të thotë se ata mund të jenë të qetë në Parc des Princes edhe për një sezon tjetër.
Para vazhdimit të kontratës, Real Madridi tentoi me të gjitha mënyrat për të gjetur marrëveshjen me PSG, atje ku u refuzuan 180 milionë euro dhe më pas presidenti francez Emmanuel Macron e bindi Mbappen të qëndronte te PSG.
Megjithatë, është e qartë se 23-vjeçari e sheh veten jashtë Francës në të ardhmen dhe në mbrëmjen e djeshme kishte një detaj interesant. Në fund të ceremonisë ku u shpall lojtari më i mirë në botë i zgjedhur nga FIFA, një tifoz pyeti Mbape nëse do të vinte në Serinë A. “Nëse vij në Serinë A, do të vij vetëm për AC MILAN”, tha Mbape në frëngjisht dhe më pas ka qeshur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
? Kylian Mbappe: “If I come [to Italy] it’s only for #ACMilan.” ????pic.twitter.com/UXXIf9X5rh
— SempreMilan ? (@SempreMilanCom) February 28, 2023