“Laçi kishte ardhur ndryshe këtë herë, ne e prisnim”! Trajneri i Egnatias: Lojtarët tanë po ndiejnë lodhje, kanë edhe pasiguri në kampionat

Tirana arriti që të fitonte thellë ndaj Kastriotit me shifrat 1-4 në transfertën e sotme. Bardheblutë duken thuajse të sigurt në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë pasi ndeshja e radhës nuk pritet të ketë histori kualifikimi për të diskutuar. Golat në këtë takim kanë qenë pas tjetrit dhe kjo e ka bërë jo pak të veçantë. Teksa pjesa e parë u mbyll 0-0, vetëm 10 sekonda pas nisjes të së dytës, ishte Patrik që kaloi në avantazh Tiranën. Por nuk u mbyll këtu, pasi Patrik realizoi sërish në minutën e 47 për të gjetur dopietën në të vetëm dy minuta.

Santiago Selmani do të ngushtonte shifrat me penallti në të 57, por në aksionin e radhës të Tiranës, Berisha shënoi edhe golin e 3 në të 58. Për t’i dhënë fund historisë mendoi portieri i Kastriotit me një gabim të pafalshëm nga ku Nikqi me portën e boshatisur gjeti edhe golin e katërt. Nuk ishte kjo panorama e ofruar në ndeshjen tjetër të Kupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Laçit. Asnjë prej këtyre ekipeve nuk arritën që të shënonin duke lënë gjithçka të hapur për takimin e radhës së fazës çerekfinale. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për Oversport:

Tetova: “Laci kishte ardhur ndryshe këtë herë, nuk lanë hapësira mbrapa dhe po tentonin kundërsulmin. Kjo është mëse normale në një ndeshje Kupe. Lojtarët po ndiejnë lodhje nga kampionati dhe po ndiejnë pasiguri pasi të gjitha ekipet janë aty në renditjen e Superiores. Kupa është format ndryshe nga kampionati. E dinim që Laci do të rrinte në mbrojtje sot pasi është ndeshja e parë dhe nuk do të duan që ta humbin”.

Shehi: “Rezultati më kënaq, Kupa ka specifik të veçantë pasi me 5 ndeshje merr trofe, që është i rëndësishëm për ekipin. U munduam që të lehtësonim pak edhe lojtarët pasi kemi luajtur vetëm pak ditë më parë. Na jep kënaqësi edhe fakti që shënuan sulmuesit pasi është e rëndësishme për ta. Luhatje kanë të gjitha ekipet, këtë vit kampionati ësthë rivalizues. Në fazën mbrojtëse ekipet janë të përgatitura dhe nuk mund të depërtosh lehtë”.

Mezani: “Kemi bërë ndeshje të mirë, i dhamë rëndësi kësaj ndeshje dhe kemi treguar më shumë agresivitet. Do të mundohemi t’i marrim të mirat kësaj ndeshje dhe të rregullojmë të këqijat. Ajo që më pëlqeu më tepër sot ishte agresiviteti i ekipit. Shkurtaj ka luajtur në gjithë këtë periudhë dhe vendosëm që të qetësohej pak. Guindo bëri mirë sot, ka luftuar shumë edhe në ajër. I kam kërkuar skuadrës që të luajmë me pasime të shkurtra dhe në tokë pasi Egnatia ka shtatlartësi”.

Cela: “E shfrytëzova këtë ndeshje si një stërvitje të mirë. Nuk është Kupa objektivi ynë, nuk kam shumë lojtarë efektiv dhe po provoja diçka të re. Më shumë më ka mërzitur dëmtimi i Kodrës se rezultati. Nuk mu kthye asnjë makth dhe nuk ndikoi në anën emocionale timen kjo ndeshje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *