“Guindo bëri mirë sot, ja arsyeja e vendimit për Shkurtajn”! Mezani flet pas ndeshjes me Egnatian: Të kemi kujdes me euforinë, kështu ishim edhe me Partizanin

Tirana arriti që të fitonte thellë ndaj Kastriotit me shifrat 1-4 në transfertën e sotme. Bardheblutë duken thuajse të sigurt në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë pasi ndeshja e radhës nuk pritet të ketë histori kualifikimi për të diskutuar. Golat në këtë takim kanë qenë pas tjetrit dhe kjo e ka bërë jo pak të veçantë. Teksa pjesa e parë u mbyll 0-0, vetëm 10 sekonda pas nisjes të së dytës, ishte Patrik që kaloi në avantazh Tiranën. Por nuk u mbyll këtu, pasi Patrik realizoi sërish në minutën e 47 për të gjetur dopietën në të vetëm dy minuta.

Santiago Selmani do të ngushtonte shifrat me penallti në të 57, por në aksionin e radhës të Tiranës, Berisha shënoi edhe golin e 3 në të 58. Për t’i dhënë fund historisë mendoi portieri i Kastriotit me një gabim të pafalshëm nga ku Nikqi me portën e boshatisur gjeti edhe golin e katërt. Nuk ishte kjo panorama e ofruar në ndeshjen tjetër të Kupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Laçit. Asnjë prej këtyre ekipeve nuk arritën që të shënonin duke lënë gjithçka të hapur për takimin e radhës së fazës çerekfinale. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për Oversport:

Mezani: “Kemi bërë ndeshje të mirë, i dhamë rëndësi kësaj ndeshje dhe kemi treguar më shumë agresivitet. Do të mundohemi t’i marrim të mirat kësaj ndeshje dhe të rregullojmë të këqijat. Ajo që më pëlqeu më tepër sot ishte agresiviteti i ekipit. Shkurtaj ka luajtur në gjithë këtë periudhë dhe vendosëm që të qetësohej pak. Guindo bëri mirë sot, ka luftuar shumë edhe në ajër. I kam kërkuar skuadrës që të luajmë me pasime të shkurtra dhe në tokë pasi Egnatia ka shtatlartësi. Ishte rezultat pozitiv sot në transfertë me Egnatian, por nuk duhet të kalojmë në eufori si na ndodhi me Partizanin. Nuk kemi arritur ende asgjë, asnjë objektiv”.

Cela: “E shfrytëzova këtë ndeshje si një stërvitje të mirë. Nuk është Kupa objektivi ynë, nuk kam shumë lojtarë efektiv dhe po provoja diçka të re. Më shumë më ka mërzitur dëmtimi i Kodrës se rezultati. Nuk mu kthye asnjë makth dhe nuk ndikoi në anën emocionale timen kjo ndeshje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *