Shpëtim Duro pritet që të rikthehet sërish në pankinë. Trajneri i njohur shqiptar e mbylli aventurën e tij me Egnatian në mënyrë të papritur, kur gjithçka po shkonte më së miri. Duro do të nis sërish një eksperiencë në Maqedoninë e Veriut, atje ku ka qenë edhe më parë.
Por këtë herë bëhet fjalë për një tjetër ekip, Strugën. Ky është raportimi i Supersport, teksa thuhet se gjithçka është drejt mbylljes. Struga po kryeson kampionatin në Maqedoninë e Veriut, por ka dy barazime radhazi dhe nuk e njeh fitoren e parë në 2023. /Sport Ekspres/