Simon Simoni ka debutuar me Frankfurtin edhe në kampionat. Portieri shqiptar është dërguar në ekipin e dytë për të marrë më tepër minuta dhe për t’u rritur. Trajneri e ka aktivizuar menjëherë nga minuta e parë. Në ndeshjen kundër Eddersheim, Simoni e ka mbajtur portën e paprekur në fitoren 1-0.
Portieri nuk kishte shumë punë për të evituar rastet e rrezikshme, por e ka bërë një gabim në dalje. Me sigurinë e tepruar dhe ndonjëherë duke mos i vlerësuar situatat në maksimum, për t’i marrë më lehtë, rikthehen skenat si më parë te Dinamo. Por në ndeshjen e Frankfurt, Simoni do të shkaktonte faull dhe nuk do të ndëshkohej nga arbitri. /Sport Ekspres/