Lionel Mesi shton një tjetër trofe në vitrinën e tij. Sulmuesi argjentinas ka thyer konkurencën e Benzemasë dhe Mbapesë për të fituar çmimin e futbollistit më të mirë të vitit 2022 të dhënë nga FIFA. Futbollisti 35-vjeçar la pas një vit mjaft pozitiv.
Sigurisht që fitimi i Kupës së Botës i rriti ndjeshëm kredencialet e Lionel Mesit, duke e bërë favorit mbi Mbapenë dhe Benzemanë. Ky i fundit fitoi Topin e Artë dhe Champions League-n, por pamundësia për të lënë gjurmë në Kupën e Botës ishte pika që vendosi në garën për këtë çmim të dhënë nga FIFA./Halit Delibashi-Sport Ekspres/