Partizani ka vendosur që të mos e zhvillojë derbin me Tiranën në Air Albania. Situata tani është edhe më tepër serioze, teksa “Tema” tregon se klubi e ka marrë këtë vendim për ndeshjen e kryeqytetit.
Kështu kjo përballje do të luhet në kompleksin e të kuqëve. Pavarësisht numri të ulët të tifozëve që mund të pres ky kompleks, te klubi i Partizanit kanë kërkuar që të jenë në shtëpinë e tyre. Kjo do të thotë se Tirana përfundon me vetëm 200 tifozë në derbi pasi mund të ketë vetëm 5% e mbështetësve në transfertë. /Sport Ekspres/