Adrion Pajaziti zyrtarizohet te ekipi i ri pas largimit nga Fulham, drejtori sportiv i klubit norvegjez: Na ka lënë përshtypje shumë të mirë

Adrion Pajaziti është mesfushori i së ardhmes për Shqipërinë. Talenti i Fulham u largua nga Anglia dhe ka shkuar në huazim te Haugesund në Norvegji. Trajneri Alban Bushi e ka cilësuar si Demollarin e ri pasi ka parë nga afër aftësitë e djaloshit.

Futbollisti 20-vjeçar nis kështu aventurën e parë për të treguar potencialin në futbollin e vërtetë, jo atë të moshave. “Adrioni na la përshtypje shumë të mirë. E ka treguar se është lojtar shumë i mirë dhe ne e donim shumë që ta kishim në skuadër. Tani ai është gati dhe ne jemi të lumtur që do të kemi edhe një forcë tjetër të shtuar në mesfushë”, tha drejtori sportiv i Haugesaund, Eirik Opedal. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *