VIDEO/ Rregullat e pazakonta te kampionati i Pique, Ronaldinho zhgënjen dhe del nga fusha: Ju jeni të çmendur

Ronaldinho rikthehet shpesh në Barcelonë, ku kaloi ditët më të mira të karrierës së tij, sepse fitoi pothuajse gjithçka që mundi me klubin katalanas.

Këtë herë, braziliani mbërriti në Barcelonë me ftesë të Gerard Pique për të marrë pjesë në projektin e tij në Kings League.

Ronaldinho doli mbrëmë në fushë dhe luajti për skuadrën e Porcinos. Ish-futbollisti sot mbush 42 vjeç dhe duket qartë se nuk është aq në formë si dikur dhe luajti në pjesën e dytë të kësaj ndeshjeje.

Por fillimisht, ata duhej t’i shpjegonin rregullat e lojës Ronaldinhos, të cilat i dukeshin plotësisht konfuze dhe kjo vlen veçanërisht për penalltitë që ekzekutohen në mënyrë të pazakontë kur një lojtar fillon të vrapojë me topin nga porta e tij dhe godet nga dhjetë metra larg. “Ju jeni të çmendur”, tha Ronaldinho që doli nga fusha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online