Beshiktash është duke luajtur me Antalyaspor në javën e 14 të kampionatit në Turqi. Tifozët e Besiktasit, të cilët bënë një lëvizje brilante, u siguruan që rezultati i kësaj ndeshje të ishte në plan të dytë në çdo rast.
Ata u cilësuan si fituesit e ditës pasi ndaluan lojën për të hedhur lodrat për fëmijët që janë në vështirësi për shkak të tërmetit që ndodhi në Turqi. Kjo është sigurisht një lëvizje fantastike e tifozëve të Besiktas, e cila u admirua në të gjithë botën dhe u bë thuajse kryefjala. /Sport Ekspres/
“Bir ba?kad?r benim memleketim…” pic.twitter.com/cipmCNXUry
— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) February 26, 2023