Atletico Madrid barazoi dje me Real Madridin 1-1. Pas takimit, në profilin zyrtar të Atletico Madrid ka dalë një foto kuptimplotë. Lojtarët e Diego Simeones nuk e lanë veten të mposhten, megjithëse luajtën me dhjetë lojtarë për mbi gjysmë ore. Në pjesën e dytë, Gil Manzano i dha kartonin e kuq Angel Correas, i cili goditi me bërryl Antonio Rudiger.
Lojtarët e Atleticos dhe vetë “Cholo” nuk ishin dakord me vendimin e arbitrit. Gjithashtu, klubi bëri me dije se Correa nuk e meritonte fare kartonin e kuq, pasi i vuajti vetë ndërhyrjet e ashpra në Santiago Bernabeu. “Ja si duket këmba e “agresorit” tonë. Asgjë e re në Bernabeu”, ka shkruar Atletico në profil. /Sport Ekspres/
This is how our “aggressor’s” leg looks like.
Nothing new at the Bernabéu. pic.twitter.com/atik2J1Poo
— Atlético de Madrid (@atletienglish) February 25, 2023