Kombëtarja U-19 nis të hënën një grumbullim 3-ditor, zbardhet lista me emrat e 23 lojtarëve të ftuar

 

Kombëtarja shqiptare U-19 do të zhvillojë një grumbullim 3-ditor për të testuar 23 lojtarë të vitlindjes 2005 në kuadër të përgatitjet për të krijuar bazën e skuadrës për miqësoret e radhës dhe për turnetë ndërkombëtarë. Grumbullimi do të nisë më datë 27 shkurt me ekipin që do të qëndrojë për tre ditë në kompleksin Tropikal në Durrës, ndërsa trajneri Armand Cungu ka shpallur edhe listën me emrat e lojtarëve të përzgjedhur.

Një pjesë e mirë e lojtarëve të ftuar vijnë nga jashtë dhe bëhet fjalë për futbollistë që janë vëzhguar në seleksionimet e fundit të organizuara nga Departamenti i Ekipeve Kombëtare të FSHF jashtë vendit e që do të testohen për herë parë me fanellën kuqezi. Lojtarët vijnë nga Gjermania, Spanja, ndërsa ka edhe një lojtar që vjen nga Kosova.

Gjithashtu, në këtë grup janë edhe disa lojtarë të cilët kanë qenë pjesë e Kombëtares U19 e të cilët aktivizohen kryesisht me klube të kampionatit shqiptar.

Përveç seancave stërvitore grupi ka planifikuar edhe një miqësore në ditën e tretë të grumbullimit më saktësisht më 1 mars. Trajneri Cungu dhe stafi i tij do të kenë mundësi të monitorojnë nga afër disa elementë të talentuar me qëllimin për të përftuar sa më shumë lojtarë të talentuar duke filluar nga impenjimi i ardhshëm i Kombëtares U-19 në muajin mars.

Kombëtarja shqiptare U-19 do të ketë dy ndeshje miqësore në muajin mars ndaj Maltës U-19 në datat 23 dhe 26 mars në transfertë. Këto janë dy ndeshje shumë të rëndësishme dhe të vlefshme për ekipin kuqezi dhe stafin e Kombëtares U-19, me në krye trajnerin Armando Cungu në kuadër të përgatitjeve për eliminatoret e Kampionatit Europian për këtë grupmoshë. Ekipi i 19-vjeçarëve do të grumbullohen në Maltë duke nisur nga 20 marsi për t’u përgatitur për ndeshjet.

Më poshtë, edhe lista me emrat e 23 lojtarëve të ftuar nga stafi teknik i Kombëtares U-19 për grumbullimin 3-ditor që nis këtë të hënë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *