Tifozët e Milanit mund të festojnë para ndeshjes me Atalantën, tani nuk luajnë më pa…portier

Milani mund të festojë para ndeshjes së radhës në Serinë A, kundër Atalantës. Kuqezinjtë kanë qenë “pa portier” në këto kohë të fundit pas dëmtimit të Maignan. Tatarusanu i ka bërë me zemër tifozët kuqezinjtë duke ofruar gjithçka në portë për kundërshtarët, por jo siguri për Milanin.

Makthi i tifozëve të klubit italian do të marrë fund. Maignan ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë nga minuta e parë në ndeshjen e nesërme. Këtë e ka konfirmuar në deklaratën për shtyp edhe trajneri Pioli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *